Rruga drejt vazhdon të trajtojë programin qeveritar dhe masat e para të miratuara nga qeveria e re! Janë apo jo masa populiste apo masa në interes të qytetarëve? Cila do të jetë qasja e qeverisë së re ndaj projekteve joproduktive siç është Shkupi 2014 dhe projekte të tjera etno-nacionaliste? Ku mbeti Deklarata e partive politike shqiptare, a është ajo pjesë integrale e programit të Qeverisë Zaev apo ishte vetëm dokument për qëllime të caktuara politike? Përfundimisht do të përmirësohet statusi i shqiptarëve apo do kemi ngecje të mëtejme në këtë drejtim?
Mbi këto tema dhe dilema në studio të ftuar janë: Petrit Pollozhani, profesor universitar; Bashkim Selmani, profesor universitar dhe Ibrahim Mehmeti, analist politik. Na ndiqni sonte me fillim në ora 20.40.

