Zgjedhjet e fundit parlamentare prodhuan ndryshim. Tani për tani vetëm ndryshimin e pushtetit, në kuptimin e zëvendësimit të partisë maqedonase në pushtet. Shkoi VMRO-DPMNE-ja, erdhi LSDM-ja, tani më jo vetëm me BDI-në, por edhe me Aleancën për Shqiptarët. Por qytetarët presin ndryshime thelbësore, qasje të re nga pushteti dhe institucionet, mbrojtjen e interesit publik, interesit qytetar para atij partiak siç ka qenë deri më tani. Do të arrijë Maqedonia të bëhet shtet i vërtetë, që do të jetë në shërbim të qytetarëve, do të bëhet shtet demokratik apo do të lind një diktator i ri?
Kjo është dilema kryesore e debatit të cilën e trajtojmë me të ftuarit tanë:
1. Sasho Ordanoski, profesor
2. Qashif Bakiu, profesor dhe
3. Aleksandar Cvetkovski, përfaqësues i Organizatës joqeveritare AGTIS

