Tre të lënduar kanë mbetur pas një rrokullisje të veturës në rrugën Kamjan- Pallçisht e cila ka ndodhur rreth orës 10.00. Njesiti i Zjarrfikësve ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shpëtuar personat të cilët ishin në veturën e rrokullisur. “Njësiti i NJTKZ-së – Tetovë me dy makina dhe 6 zjarrfikës ka intervenuar dhe ka ndihmuar personat që gjendëshin në veturë. Ne nxorrëm tre personat e lënduar dhe menjëherë me Ndihmën e Shpejtë u dërguan në Spitalin e Tetovës” u shpreh Uka Aliti për TetovaSot.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po heton askidentin. /TetovaSot/