27 April
Rrjet i ri për edukimin mediatik në Maqedoni, i promovuar nga Agjencia e Mediave do të mundësojë bashkëpunimi në mes disa institucioneve dhe OJQ-vë, të cilat krijojnë politika dhe realizojnë aktivitete dhe projekte në sferën e edukimit të mediave. Kjo do të lehtësojë qasjen deri te mediat, të kuptohen dhe të vlerësohen aktorët e ndryshëm në media. Ambasadori i BE në vend Zhbogar, përshëndeti një iniciativë të tillë.
Arsyet për ekzistimin e këtij rrjeti janë që të lehtësojë komunikimin dhe konsultimin në mes subjekteve të ndryshme të cilat veprojnë në ngritjen e vetëdijes dhe edukimit mediatik, si tek fëmijët ashtu dhe te të rriturit. Përse menduam se është e rëndësishme themelimi i këtij rrjeti? Duke i ndjekur iniciativat e deritanishme , vërejtëm se aktorët e involvuar jo rrallë herë flasin për nevojën e bashkëpunimit që të arrihen rezultate më të mira – tha Zoran Trajcevski, Drejtor i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuele.
Të jesh në edukimin mediatik, iu mundëson qytetarëve të bëhen pjesë e proceseve demokratike. Ky edukim është i lidhur me të menduarit kritik të qytetarëve, i cili do të mundësojë që qytetarët të jenë në gjendje të hedhin hapa dhe t’i përballojnë sfidat me të cilat do të përballen në shoqëri dhe teknologji – deklaroi Samuel Zhbogar, Ambasador i delegacionit të BE-së në Maqedoni.
Alsat-M