Numri i fëmijëve të gjallë në tremujorin e katërt të vitit 2024, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2023, është ulur për 4,2 për qind dhe është 3.968 fëmijë
Siç njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës, numri i personave të vdekur në tremujorin e katërt të vitit të kaluar shënon rënie prej një për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023 dhe është 5.174 persona, ndërsa prej tyre 10 janë foshnje.
Shtimi natyror është negativ dhe është -1 206, që do të thotë se për kaq shumë njerëz, numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.
Të dhënat e ESHS-së tregojnë se në tremujorin e katërt janë lidhur 2.430 martesa, për 14,7 për qind më pak në krahasim me tremujorin e njejtë të vitit të kaluar. Në këtë tremujor janë regjistruar 601 divorce, që shënon rritje me 23.9 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023.