Brenda këtij viti, përveç korrigjimit të marsit të pensioneve prej 8.4 për qind, do të pasojë një tjetër rrijt enë shtator, i përshtatur sipas kostos së jetesës dhe rritjes së pagës mesatare, e cila do të jetë rreth 6 për qind.
Që do të thotë për një vit kalendarik rritja e pensioneve do të jetë historike.
Sipas përllogaritjeve nga dita e parë e përbërjes së re të Qeverisë, janari i vitit të kaluar me rritjet e pensioneve që kanë ndodhur vitin e kaluar, në mars dhe në shtator, së bashku me këtë rritje dhe rritjen që pason në shtator, pensionet do të jenë më i lartë me 25% që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e vendit.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në profilin e saj në Facebook ka dhënë një lajm të mirë për pensionistët. Nga shtatori, pensionet do të rriten me 6%./Lajmi i plotë.