Ali Maksuti
Maqedonia e Veriut është një vend me ekonomi në zhvillim në Ballkanin Perëndimor, prej pavarsisë së saj ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe sfida të ndryshime zhvillimi, duke filluar nga procesi i privatizimit e deri tek investimet kapitale për të formësuar një treg të lirë për gjithë sektorët real ekonomik. Rritja ekonomike e vendit është ndikuar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, përfshirë investimet publike, sektorin privat, tregtinë rajonale dhe kredidhënien ndërkombëtare. Nga treguesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, Maqedonia e Veriut ka një rritje të Bruto Produktit Kombëtarë prej 2.5% deri më 3.5% vjetore, edhe atë nga dekada e fundit, por se kjo rritje ka pësuar stagnacion në periudhat e krizave globale, si ato financiare apo edhe COVID19. Tregues tjerë të rritjes ekonomike janë papunësia edhe inflacioni, dy tregues që determinojnë ekonominë e vendeve në zhvillim. Papunësia në vend është një sfidë e çdo qeverisje, vitin e kaluar përqindja e papunësisë ka qenë rreth 12.8% dhe shkon me tendecë ulje, por sfida më e madhe e vendit është papunësia e të rinjëve , ku nga mosha 18 – 29 vjeç, përbëjnë përqindjen më të madhe të papunësisë rreth 49.3%, kurse nga ana tjetër kjo moshë është më konsumuese. Me këtë situatë Maqedonia e Veriut rënditet tek vendet me numrin më të madh të të rinjëve të papunë në Europë. Kurse inflacioni gjithashtu është nga treguesit ekonomik, që Maqedonia e Veriut , për dy vitet pas pandemisë përballoi një inflacioni dyshifror, por politikat monetare arritën objektivat e saj duke menaxhuar që inflacioni të ulet dhe të sjell stabilitet, edhe pse çmimet ende kanë një rritje të luhatshme. Për të mbajtur në nivel të rritjes së vazhdueshme të ekonomisë së vendit, Maqedonia e Veriut vazhdimisht ka përshtatur politika qeverisëse për nxitjen e rritjes ekonomike në vend, duke përdorur stimuj fiskalë për investitorët si të huaj dhe të vendit, pjesërisht investime në infrastrukturë dhe reforma strukturore, dhe për të ecur në zhvillimin ekonomik stabil afatgjatë, duhet ndjekur këshillat ekonomike dhe financiare të BE-së si motor zhvillimi dhe standardazimi, çdo lëvizje nga kjo rrugë, do ti kushtojë Maqedonisë së Veriut si në aspekt ekonomik edhe atë politik dhe social. Për të ndjekur një rrugë të zhvillimit të vazhdueshëm ekonomik Maqedonia e Veriut shpesh ka aplikuar për kredi të ndryshme, dhe këto kredi kohë pas kohe kanë qenë nga institucione ndërkombëtare, si nga Fondi Monetarë Ndëkombëtarë, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kredi bilaterale mes shteteve ( Gjermania, Kinë, Angli etj ) dhe duke shfrytëzuar fonde evropiane siç janë IPARD dhe IPA për sektorë të caktuar ekonomik dhe social. Por, gjithë këto kredi, për të qenë efikas duhej të ishin investuar në përgjithësi në zhvillim të infrastrukturës ( rrugë, lidhje mes shteteve rajonale, hekurudha, energjetikë etj ) , për stabilitet makroekonomik ( ulje të papunësisë, projekte konkrete të zhvillimit të biznesit të vogës dhe mesëm, në veçanti fokusi në uljen e papunësisë për moshat 18-29 vjeç etj ), por edhe kredi për sektorë të veçantë ( shëndetsi, arsim, reforma administratës etj ) për një “feedback” afatgjatë të impaktit në zhvillimin ekonomik të vendit.
Aspektet pozitive të kredive ndërkombëtare janë të ndryshme, por kur ato mjete fokusohen dhe orientohen në projekte zhvillimore, dhe kthimi i tyre me normën e interesit për periudhën e kthimit, të jetë mundshëm, që mos merren në të ardhmen kredi të reja për të mbuluar kreditë e vjetra. Prandaj, financimi i projekteve të tilla do ishte i pranuar. Gjithashtu, financimi i projekteve të zhvillimit infrastrukturor për ndërtimin e rrugëve , sistemeve të energjetikës dhe lidhjeve tregtare me fqinjët janë investime me prespektivë të zhvillimit ekonomik. Por, sfidat dhe reziqet që mund të dalin nga këto kredi janë, rritja e borxhit publik ku rritja e varësisë nga huatë ndërkombëtare mund të rrezikojnë qëndrueshmëri fiskale, por edhe kushtëzimet strukturore, që shpesh kredidhënësit kërkojnë reforma që mund të jenë të papëlqyeshme politikisht ose vështirë për t’u realizuar ose zbatuar, prandaj duhet shikuar edhe marrveshja biletarale ,se çfarë impakti kanë këto kredi. Një tjetër sfidë, e rëndësishme e kredive ndërkombëtare është edhe mungesa e kapaciteteve për menaxhim efektiv të kredive, ku në disa raste, ka patur vonesa të implementimit për arsye të korupsionit , ku ka rezultuar me reduktim të efektivitetit afatmesëm dhe afatgjatë.
Nga këto kredi, rritja ekonomike e Maqedonisë së Veriut është ndihmuar ndjeshëm, por kjo rritje kohë pas kohe nuk është gjithmonë e qëndrueshme. Ndikimi pozitiv i kredive ndërkombëtare varet nga përdorimi efektiv i fondeve dhe nga politika të përshtatshme fiskale dhe seriozitetit institucional. Në të njejtën kohë , për të dhënë rezultate maksimale pozitive, realizimi i kredive ndërkombëtare duhet të forcohet me njl transparencë të fortë institucionale dhe llogaridhënie në përdorimin e tyre, të rritet kapaciteti institucional për menaxhimin e projekteve të huazuara, të diversifikohen burimet e financimit dhe të rritet partneriteti me sektorin privat dhe në të njejtën kohë të zhvillohen politika të qëndrueshme që nuk mbështet vetëm në kredi të një pas njëshme të jashtme.