Covid-19 është rikthyer frikshëm ndërsa në vend që të mundej kjo pandemi, rastet e shumta tregojnë të kundërtën.Por midis shumë faktorëve tashmë të njohur janë mosrespektimi i masave ajo që ka sjellë këtë situatë alarmante me të infektuar të shumtë shkruan Tetovasot.
Nga spitali i Tetovës ku gjendja është alarmante thonë se brenda 24 orëve, janë trajtuar mbi 300 pacientë dhe mbi 100 janë në trajtim me oksigjen. Gjithashtu mga Spitali bëjnë apel që në maksimum të respektohen masat dhe ata që nuk janë të vaksinuar të drejtohen tek qendrat e vaksinimit për të parandaluar përhapjen e virusit.
Autoritetet poashtu bëjnë thirrje që të respektohen të gjitha masat dhe protokollet me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe parandalimin e infektimeve nga Covid 19.Tetovasot.