Gjysma e qytetarëve konsiderojnë se gjendja ekonomike e shtetit po lëviz në drejtim negativ ndërsa thuajse numri i njëjtë i tyre konsiderojnë se kanë ndikim të vogël ndaj ngjarjeve shoqërore, tregojnë rezultatet e anketës së Institutit për demokraci.
“Societas Civilis”. Me uljen e të ardhurave, 1/3 e qytetarëve kanë huazuar para për t’i mbuluar shpenzimet elementare. 40% nga të anketuarit thonë se gjendja �nanciare është e njëjtë sikur edhe para tre viteve, por se në tre vitet e ardhshme presin përmirësim.
“Për momentin kemi fushatë zgjedhore dhe konsiderojmë se partitë dhe ato që do të formojnë qeverinë, pas zgjedhjeve mund t’i shfrytëzojnë këto të dhëna për ndërtimin e politikave në sferën sociale dhe ekonomike”, Hristian Petrushev, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.
Rezultatet kanë treguar se edhe më tej punësimi më i dëshiruar është administrata shtetërore me 41%. Më pas vijojnë punësimi në kompani private ose hapja e biznesit personal, edhe pse kushtet për të filluar biznes i vlerësojnë si të pavolitshme. 25% e të anketuarve kanë thënë se asnjëherë nuk udhëtojnë në shtete tjera, ndërsa 2/3 konsiderojnë se në Maqedoni vështirë gjendet punë. Në anketën e realizuar prej 6 korrikut deri më 4 gushtkanë marrë pjesë 1600 qytetarë.
Data 17.09.2026
Aktuale
- Presidentit iranian i lejohet hyrja në SHBA!
- Djali i Kadri Veselit në protestë: Zëri i popullit është prioriteti ynë
- Trimëria e UÇK-së: Një histori e pavdekshme e pavarësisë së Kosovës
- 110 ditë rezistencë, qëndresë/ “Shqipëria kërkon revolucion”!, protesta kundër kryeministrit mbyllet te komisariati 1: Lironi çunat, arrestoni Ramën
- Neziri: Vendimi i Hagës ishte befasi, zhbërja e gjykatës nuk do t’i zhbëjë edhe vendimet e saj
- Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati Mustafa: Mbrojtja ka argumente për ta kundërshtuar vendimin
- Momentet e tensionit: Klestor Veseli flet për vendimin e Hagës dhe sfidat politike
- Hashim Thaçi shpreh mirënjohje për mbështetje dhe apelon për qetësi pas verdiktit


