Gjithsej 45 persona janë lënduar nga Parlamenti dhe janë trajtuar në Spitalin e Qytetit, në mesin e të cilëve janë edhe tre policë dhe pjesëtarë të sigurisë. Këto të dhëna i ka shpalosur drejtoresha e Spitalit të Qytetit, Jasminka Çabukovska.
Ajo tha se 4 persona janë ndaluar në mjekim të mëtejmë. Ndërkohë, nga MPB kumtojnë se janë duke kontrolluar nëse ka edhe të lënduar të tjerë.