Më 05.04.2026 në orën 13:30 në Tetovë, nëpunës policorë e privuan nga liria O.S. (47) nga Tetova. Më parë, në orën 12:40 në Stacionin Policor -Tetovë, babai i tij 76-vjeçar kishte raportuar se për një periudhë më të gjatë kohore ai dhe bashkëshortja e tij kanë qenë viktima të dhunës familjare nga djali i tyre. Sipas raportimit, O.S., në gjendje të dehur, çdo ditë ka thyer sende në shtëpi dhe ka bërë kërcënime serioze ndaj jetës së tyre. Pas arrestimit, O.S. iu matën 2.14 promilë alkool në gjak dhe ai është ndaluar në stacion policor për veprime të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
MARKETING
Më 05.04.2026 në orën 15:30, në një fshat të Gostivarit, nëpunës policorë e privuan nga liria R.A. (27), i cili ishte raportuar nga ish-partnerja e tij jashtëmartesore se, pasi kishte ndërprerë lidhjen, R.M. kishte shkuar para shtëpisë së prindërve të saj me automjet “BMV” dhe u ka bërë kërcënime serioze me jetë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 05.04.2026 në orën 15:40 në SP Tetovë, një 30-vjeçar nga Tetova raportoi se në rrugën “Ilindenska”, teksa po lëvizte me bashkëshorten e tij, ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i tij R.Z. (26). Pas dokumentimit të plotë do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 05.04.2026 në orën 19:40, nëpunës policorë e privuan nga liria Xh.M. (49) nga një fshat i komunës së Bërvenicës, pas një raportimi nga bashkëshortja e tij (me të cilën është në proces divorci) se ai i ka bërë kërcënime për jetën. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 06.04.2026 rreth orës 01:30 në SP Tetovë, Q.B. (31) nga Tetova raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i saj Q.B. (26), pranë qendrës rekreative “Banjicë”. I denoncuari është privuar nga liria nga nëpunës policorë dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Ai është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 05.04.2026 në orën 01:30 në NjPB Prilep, një 34-vjeçare nga Prilepi raportoi se në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.04.2026 në orën 03:15 në NjPB Prilep, një 25-vjeçar nga Prilepi denoncoi se në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht nga babai i tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.04.2026 në orën 20:10 në Kavadar, nëpunës policorë nga NJPB Kavadar e privuan nga liria një 36-vjeçar nga Kavadari, duke vepruar sipas raportimit paraprak, pas një grindjeje verbale, kishte sulmuar fizikisht dhe i ka bërë kërcënime ish-bashkëshortes së tij 31-vjeçare. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 05.04.2026 në orën 13:10 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria një 65-vjeçar, pasi në tregun e qytetit në Veles ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 62-vjeçare dhe kishte dëmtuar sende. Ai është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 05.04.2026 në orën 19:45 në Stacionin Policor Radovish, një banore 65-vjeçare nga radovishi raportoi se rreth orës 14:30 në shtëpinë e saj ishte sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj I.M. (59). Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.04.2026 në orën 12:36 në NJPB Vinicë, një 28-vjeçare raportoi se rreth orës 12:00 në shtëpinë familjare ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i saj E.S. (26), ndërsa babai i saj E.S. (48) i ka bërë kërcënime. U njoftua prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 06.04.2026 në orën 08:20 në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.R. (35) nga Shkupi, pasi ishte raportuar se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore 40-vjeçare. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 05.04.2026, në orën 22:30m në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare nga Shkupi raportoi se në shtëpinë familjare në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj B.K. (38), i cili ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte dëmtuar inventarin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 05.04.2026 në orën 19:30 në autostradën Gradsko-Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria një 48-vjeçar nga Shkupi, pasi sipas raportimit, në automjetin e tij kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 29-vjeçare. Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në Veles dhe pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.


