Protestuesit në kryeqytetin provincial të Manokwari-t në Papuan Perëndimore ia kanë vënë flakën ndërtesës së kuvendit lokal pas një proteste kundër arrestimit dhe mbajtjes në ndalim të shumë studentëve të këtij vendi.
Një lëvizje separatiste është zgjeruar për disa dekada në provincat a skajit lindor të Indonezisë, Papuan dhe Papuan Perëndimore, përderisa forcat indoneziane të sigurisë janë akuzuar shpesh për shkelje të të drejtave të njeriut.
Shkaku i protestave më të reja duket se është arrestimi dhe ndalimi i dhjetëra studentëve papuas në Surabaya dhe Javan Lindore për dëmtimin e shtizës së një flamuri përballë një konvikti gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë më 17 gusht.
Policia hodhi gaz lotsjellës nëpër konvikte para se t’i arrestonte 43 studentë. Raportohet se policët i kanë quajtur “majmunë” studentët gjatë operacionit të arrestimit. Kështu të paktën ka thënë një aktivist gjatë një konference për gazetarë të dielën.
Të hënën në mëngjes, protestuesit ia vunë zjarrin ndërtesës së këshillit legjislativ dhe i bllokuan rrugët përmes djegies së gomave dhe degëve të drunjve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.



