Ministri, Aleksandar Nikollovski ka njoftuar se para pak minutash ka mbaruar seanca qeveritare, transmeton TV21.
Në kuadër të kësaj seance, që sipas tij ka zgjatur më shumë se 12 orë, është miratuar ribalanci i buxhetit, i cili duhet të marrë dritë jeshile edhe nga Kuvendi.
Ai njofton se me këtë ribalanc sigurohen:
100 milionë euro për komunat për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore
rritje të pensioneve për 2500 denarë menjëherë dhe 2500 denarë gjatë vitit të ardhshëm
rriten investimet kapitale.