Me rrëzimimin e pushteti VMRO/DPMN-së do të ketë një qasje tjetër të politikës në Maqedoni, sepse qeveria e mëparshe tregoi mos interesim ndaj integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike, ku edhe synohet të shkojë, ky shtet. Për ish Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni Shaban Murati, por edhe për ish Ambasadorin Nano Ruzhin dhe politologun nga Kosova, Sadri Ramabaja, rënia e Gruevskit,e dështoi edhe projektin rus. Ku Rusia ka vepruar hapur si në nismat e saj ballkanike, ashtu edhe në përdorimin e Serbisë si instrument i politikës ballkanike ruse. Por edhe ambiciet e tyre kanë qenë në Ballkan, shkruan Almakos.
Me dështimet e diplomacisë ruse në Mal të Zi, i cili u pranua anëtar i NATO-s, dhe në Maqedoni, ku u largua nga pushteti, adhuruesi rus, Nikolla Gruevski, nuk kanë patur më aparencën diplomatike. Sergej Zheleznjak del dhe deklaron se do të jetë Rusia, ajo që do të bashkëpunojë me partitë politike të vendeve ballkanike dhe me parlamentet e tyre për projektin e ri të “botës serbe në Ballkan”, por një gjë e tillë nuk ka ndodh.
Sipas Ish Ambasadorit Nano Ruzhin, rrëzimi i Gruevskit, pra VMRO-DPMN-së, zhbëri mosbesimin që Maqedonia nuk punon në drejtimin e strukturave euroatlantike, ku edhe kanë patur marrveshje, që shteti të punojë në atë drejtim.
“Si fillim veçanërisht është e kuptueshme që qeveria e mëparshme, për disa vite tregoi skepticizëm në drejtim të NATO-s, dhe Bashkimit Evropian, kritika ndaj strukturave Amerikane, që është partneri jonë strategjik, ku edhe nënshkruam marrëveshje në vitin 2008. Ajo që nënkuptohet me ikjen e qeverisë VMRO-DPMN-e, ra teza që Republika e Maqedonisë, do të mund të jep dorheqje nga nënshkrimet drejt NATO-s dhe BE-së, por fatkeqësisht të gjitha këto deklarata dhanë krahë, pra mbështetje për ambicie të tjera te ato shtete, para së gjithash Rusinë, e cila ka një interes të madh, mbi të gjitha energji -strategjike, që të inkuadrohet në Ballkan, përmes Serbisë, respektivisht Maqedonisë dhe për këtë tashmë është e qartë si për ata që synojnë rrugën euroatlantike si kryeministri Zaev ose ministrat si Dimitrov, ministri i punëve të Jashtëm dhe atë të mbrojtjes Sheqerinska. Pra, sot e konfirmuar është rruga drejt Evropës, ku edhe përflitet si në Parlament, që Maqedonia ka drejtimin drejt NATO-s dhe BE-së. Tani është e rëndësishme që diplomacia e jashtme, të zgjedhin çështjen e emrit dhe çështjet e tjera të rëndësishme dhe sigurisht Maqedonisë do t’i hapen dyert për në strukturat euroatlantike”, tha ish ambasadori Nano Ruzhin, për Almakos.
Për politologun nga Kosova, Sadri Ramabaja, Maqedonia tani më ka një qasje tjetër, me rrëzimin e projektit rus, ku faktori politik, duhet të luajë një rol të rëndësishëm drejt rrugës së duhur.
“Çasti historik që kalon Maqedonia, tashmë pasi dështoi projekti Rus për mbajtjen në pushtet me çdo kusht të VMRO/DPMN-së, kërkon qasje shumë serioze nga faktori politik”, tha Ramabaja, në një prononcim për Almakos.
Opinionet e ish Ambasadorit të Shqipërisë, në Maqedonisë, Shaban Murati, i cili e njeh mirë mjedisin , jo vetëm të këtij shteti, por të Ballkanit dhe më gjërë, janë se Maqedonia i shpëtoi një projekti të përpiluar për interesat e Rusisë, por nuk do të jetë e papritur nëse Rusia del me projekte të reja, për Balkanin.
“Në Maqedoni dështoi komploti politik ruso – serb për të mbajtur në pushtet në mënyrë të paligjshme kryeministrin e korruptuar dhe autokrat Gruevski dhe për të penguar rrugën e integrimit euroatlantik të Maqedonisë. Shteti dhe diplomacia ruse po nguten dhe po dalin me propozime dhe projekte të reja për t’i hapur mundësira depërtimit serb në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nuk është e rastit që diplomacia ruse e ka përkrahur projektin serb të krijimit të zonës së përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor. E ka përkrahur, sepse është në favor të Serbisë, që ka ekonominë më të fuqishme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. E ka përkrahur, sepse është edhe në favor të Rusisë, sepse Serbia ka nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë me Rusinë dhe Rusia do ta ketë më të lehtë të vërshojë në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet Serbisë dhe të dominojë tregtinë dhe ekonominë e rajonit. Përkrahje ka shprehur diplomacia ruse edhe për nismën e presidentit serb, Vuçiç, për të ashtuquajturin dialog të brendshëm për Kosovën dhe Sergej Zheleznjaku e përsëriti këtë përkrahje në 14 shtator”, thotë ish Ambasadori Shaban Murati.
Ai shton se vetëm naivët ose ata që shtiren si naivë, nuk e shohin dorën e Rusisë dhe projektet e saj.
Delvina Kërluku
Almakos.com