Pas tre viteve, sërish është në funksion linja hekurudhore Shkup – Kumanovë – Shkup, informuan sot kompetentët nga HRMV Transporti SHA – Shkup. Nga ndërmarrja presin rritje të numrit të udhëtarëve në periudhën e ardhshme, pasi që tërësisht do të vazhdohet relacioni dhe do të kalojë nëpër disa vendbanime. Tani, mesatarisht në linjë ka nga rreth 30 udhëtarë.
Treni qarkullon dy herë në ditë në orët e mëngjesit dhe të pasdites. Çmimi i biletës është 87 denarë, që është dyfish më lirë se bileta e autobusit drejt Shkupit, në mënyrë drastike më lirë nga mjetet të cilat duhet të ndahen për udhëtim me automobil. Shërbimet kryesisht i shfrytëzojnë udhëtarët e rritur të cilët në deklarata për mediumet thonë se është e shkëlqyeshme që sërish është lëshuar linja dhe e kujtojnë tollovinë në trena në ish-Jugosllavi. Studentët për herë të parë shfrytëzojnë lloj të këtillë transporti dhe theksojnë se është shumë më lirë, më pastër dhe më këndshëm për të udhëtuar. Problem është që Stacioni hekurudhor është më larg Kumanovës. Kompetentët nga Transporti paralajmëruan se do të mbajnët akim me qytetarët nga bashkësitë lokale të cilët gravitojnë rreth hekurudhës Kumanovë-Bellakovc, në mënyrë që të kenë qasje drejt termineve.
Udhëtimi me tren është një prej masave për ulje të ndotjes së ajrit me të cilën po përballet shteti.
“Çdokund në botë prioritet në transport është komunikacioni hekurudhor. Për shkak të ndotjes drastike të ajrit në Maqedoni edhe ne insistojmë që hekurudhën ta kthejmë si mjet kryesor transporti për udhëtarët dhe mallrat. Projekti treni i qytetit në Shkup është gjithashtu hap drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe uljes së ndotjes së ajrit, tha drejtori për transport të udhëtarëve në HRMV Transporti SHA -Shkup, Goranço Jovanovski.
Nga ndërmarrja paralajmërojnë rritje të numrit të trenave në lindjat drejt Velesit, Kumanovës dhe Tetovës, punojnë në kthimin e linjave e hequra drejt Kërçovës, Shtipit dhe Koçanit.