Rreth 650 paketa ndihmese për viktimat e tërmetit katastrofal ne Turqi u mblodhën si pjese e aktit humanitar qe u organizua nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ne bashkëpunim me Ramstore, nder moton “Qëndrojmë pranë popullit ne Turqi”. Ne kampanje , mijëra batanije, jorgan, jastëk, pallto dimri dhe veshmbathje te ngrohta, çorapë dhe këpuce për femra, meshkuj, e fëmijë, një numër te madh te pajisjeve higjienike, gjithashtu edhe ushqim te konservuar, si dhe produkte tjera te cilat janë te domosdoshme për jetesë në kushte të një katastrofe natyrore.
Ky akt është kryer në mënyre duke lenë pako ne lokacione te ndryshme si ne kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, ne maketet Ramstore ne qendrat tregtare ne Shkup dhe Tetove , gjegjësisht ne me shume pika te Ramstore maketeve ne Shkup, Gostivar, Kumanove, dhe ne xhaminë Murat-Pasha ne Çarshinë e vjetër ne Shkup. Qytetaret iu përgjigjën këtij akti me një reagim te forte duke e treguan solidaritetin e tyre.
Ne dëshirojmë te shprehim falënderimet ton ndaj dashamirësve te cilët morën pjese ne aktin humanitar te titulluar “ Qëndrojmë pranë popullit të Turqisë” qe ishte organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik dhe Ramstore. Gjithashtu dëshirojmë të shprehim falënderimet tona ndaj stafit administrative, akademik, studenteve tanë dhe vullnetareve për mundin e tyre te palodhshëm në përzgjedhjen dhe paketimin e ndihmave te grumbulluara.
Falënderimet te mëdha shkojnë edhe për kompanitë Eftinija Impex, Tampak.mk, Kolicani, Dimoda, Legis, Fondacioni Albiz, ZOR Dernegi, Print House Digital Center, Shoqata Mjeksore e te rinjeve, Tempo 99, Kasmir Hali, O.H Kalliri I Mireise, Kipper Market dhe foshnjorja Snezana qe morën pjese për te ndihmuar ne paketim ne aktin humanitar, thotë Rektori Prof. Dr. Mehmet Dursun Erdem nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik.
Kamionët me donacionet e mbledhura për vetëm katër dite prej ( prej 7 Shkurt deri me datën 10 Shkurt) u nis për ne Turqi te Shtunën, dhe ndihmat u dorëzuan tek Qendra Menaxhuese e Katastrofave dhe Emergjencës, ne Ministrinë e Brendshëm te Republikës së Turqisë (AFAD).
Informata me të detajuara rreth ndihmave te grumbulluara mund ti gjeni ne web-faqen e IBU:
https://www.ibu.edu.mk/we-ar