Rreth 4.000 nxënës të viteve të para nga tetë shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të përfshihen me aktivitetet nga projekti parandalues – arsimor “Thuaj JO gjuhës së urrejtjes” që fillon sot, informoi zëdhënësi i Sektorit për punë të brendshme Tetovë, Marjan Josifovski.
Ai theksoi se bartës të aktiviteteve janë Dega për parandalim në SPB Tetovë dhe misioni i OSBE-së në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale të Tetovës dhe Gostivarit.
“Për klasët e para nga pesë shkollat e mesme të Tetovës dhe tre të Gostivarit të cilët ndjekin mësim në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke do të organizohen ligjërata të posaçme që do t’i mbajnë nëpunës policorë të trajnuar profesionalisht në funksion të përmirësimit të mirëkuptimit mes nxënësve të përkatësisë së ndryshme etnike. Pas përfundimit të ligjëratave si përmbajtje e planifikuar në këtë projekt do të shpallet konkurs për garë në pikturë me temë “Jeto në harmoni me të tjerët” ndërsa veprat e zgjedhura do të prezantohen në ekspozitë të posaçme”, tha Josifovski.