Ambasada e Japonisë i dhuroi një aparat mobil rentgen Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Ambasadorja e Japonisë Secuko Kavahara sqaroi sot se bëhet fjalë për aparat të markës “shimacu” përmes Programit për projekte të vogla për siguri të njerëzve (GGP).
“Qeveria jonë e nisi programin GGP në vitin 1996 dhe ai është bërë një nga shtyllat e rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh midis Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut. Që nga viti 1996, përmes GGP-së, Japonia ka zbatuar më shumë se 70 projekte në sektorin e shëndetësisë të këtij vendi, me vlerë gati katër milionë euro. Jemi të kënaqur që vendi ynë ka kontribuar në përmirësimin e shërbimeve mjekësore dhe kujdesit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut”, theksoi ambasadorja.
Ajo shtoi se në kuadër të këtij programi, ky është donacioni i 15-të për Kompleksin Universitar të Klinikave “Nëna Terezë”. Sepse Klinika Universitare është qendër e shërbimit mjekësor në vend, theksoi ajo, pranon pacientë nga qytete të tjera, beson se ndihma është e nevojshme jo vetëm për qytetarët e Shkupit, por edhe për të gjithë popullsinë.
Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës, shprehu mirënjohje për donacionin. Ai tha se me këtë donacion të rëndësishëm dhe donacion i vlefshëm të aparatit mobil për rentgen për pacientë neonatalë dhe pacientë të pediatrisë, është treguar humanizëm i madh për fëmijët, pacientët tanë, ndërsa edhe ndaj qytetarëve të vendit tonë.
“Ky aparat rentgen i cili ka një vlerë prej 60 540 eurosh, është me përfitim të madh sepse mundëson diagnozë të shpejtë dhe të saktë dhe shërbime mjekësore me cilësi më të lartë për pacientët më të vegjël, ndërsa teknologjia digjitale mobile për rëntgen ndihmon në eliminimin e ekzaminimeve të përsëritura me rentgen dhe transportit të panevojshëm ose ndryshimeve në pozicionin e trupit të pacientit”, theksoi drejtori.
Gjatë kësaj, ai shpjegoi se kjo i ndihmon ndjeshëm të porsalindurit, veçanërisht ata të parakohshëm, pasi kushtet e tyre të veçanta mjekësore shpesh nënkuptojnë që ata nuk mund të hiqen nga inkubatorët e tyre dhe të transportohen në një aparat statik për rëntgen.
Drejtori informoi se pas kontrolleve të bëra dhe lejeve të marra nga institucionet relevante, aparati është lëshuar në përdorim në muajin shkurt të këtij viti dhe deri më tani janë incizuar rreth 200 fëmijë me aparatin e ri.
Drejtori shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai uroi që bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Japonisë të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim ofrimin e kujdesit mjekësor më cilësor për pacientët neonatalë dhe pediatrikë.
Në takimin e sotëm ishte edhe përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në shtet, Akim Ali.