Ministria e Arsimit, ajo e Punës dhe Politikës Sociale dhe Instituti i Shëndetit publik kanë përgatitur rregullore te re për mënynë e të ushqyerit në çerdhe dhe shkolla.
Mjekët me këtë rast japin alarmin se Maqedonia po ngritet në listën evropiane për peshë të lartë trupore. Ata thonë se ky është rezultat i konsumimit të tepër të sheqerit, kripës dhe yndyrërave. Gjithatu, ata rekomandojnë freskim të menyve me pemë, perime, drithëra dhe mish pa yndyrë.
“Kemi nevojë për drithëra integrale, mish pa yndyrë, mish peshku, kemi nevojë për më shumë lloje të ushqimit që të plotësohet nevoja e tyre. Maqedonia sa i përket rritjes së peshës ose trashjes që mund ta shohim si prodhim të mënyrës së të ushqyerit gjendet diku në mes, në rajonin e Evropës. Kjo situatë nuk është aspak e mir, trendi po përkeqësohet, pesha po rritet në vend se të barazohet ose të ulet. Në klasifikimin e radhës besoj që fatkeqësisht do të jemi më lartë në tabelë” – deklaroi Igor Spirovski, Instituti i Shëndetit publik.
Dy minister Renata Deskovska dhe Milla Carevska paralajmëruan inspeksione të vazhdueshme në rast të mos respektimit të rregullores së re.
“Qëllimi jonë i përbashkët është rini e edukuar mirë dhe në këtë anagazhim, ushqimi i fëmjëve në shkolla nuk guxon të neglihohet. Shkollat duhet t’i mësojnë fëmijët për mënyrë të shëndetshme të jetesës për shkak se qëllimi i arsimit është t’i përgatisë fëmjët për të gjitha aspektet e jetës” – tha Renata Deskovska, ministre e Arsimit.
“E dimë që Maqedonia si shtet është vërtet i varfër dhe shumë familje nuk mund të ofrojnë ushqim të balancuar për fëmijët e tyre. Prandaj, sisitemi dhe shoqëria përmes çerdheve dhe shkollave duhet ta kënaqë bile minimumin e vlerës që fëmija duhet ta marrë për çdo ditë” – tha Milla Carveska, ministre e punës dhe politikës sociale.
Rregullorja e re e menysë së të ushqyerit pritet të gjejë zbatim brenda një periudhe të shkurtë kohore, pas ndryshimeve ligjore dhe konsultimeve me nutricionistët.