Sjellja e një ligji për rregullimin e mediave online, nuk do të ndikonte në profesionalizimin e tyre, por vetëm sa do t’i krijonte lehtësim politikës për të ndikuar ndaj të njëjtave. Zgjidhja e vetme e këtij problem që me vete e sollën kohët modern, është vetrregullimi dhe me këtë nënkuptohet respektimi i etikës së gazetarisë nga vetë gazetarët dhe redaktorët, por edhe i ligjeve që momentalisht ekzistojnë për mediat. Këto ligje vlejnë për mediat online si edhe për mediat audiovizuele, u tha sot në konferencën për mediat të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, shkruan Almakos.
Që vetrregullimi të tregohet proces funksional, mënyra më e mirë do të ishte që personat të cilët dëshirojnë të kenë nën posedim një media të tillë, të regjistrohen në Këshillin për Etikë, tha kryetari i Këshillit, Mirçe Adamçevski.
“ Vendimi për një hap të tillë do të ishte zgjedhja më e mirë, sepse në atë mënyrë do mediat online do të gëzojnë mbrojtjen dhe të drejtat si edhe mediat audio dhe audiovizuele “- tha Mirçe Adamçevski
Megjithatë, sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selamni, në analizë është parashikuar zgjidhje edhe për ata të cilët kanë media online, por nuk e marrin iniciativën që të anëtarësohen në Këshillin për Etikë.
“Ne do të debatojmë për këtë propozim me të gjithë përfaqësuesit e mediave. Në rastin kur disa media online nuk dëshirojnë të punojnë sipas etikës gazetareske, detyra jonë është që për të njejtat të informojmë opinionin se janë fytyra e zezë e gazetarisë”- tha Naser Selmani, kryetar i SGM-së.
Rritja e edukimit profesional tek gazetarët është një nga elementët më të rëndësishëm, pasi ka edhe nga ata që nuk lodhen të shkruajnë lajmin, por presin që ta marrin gati, tha eksperti, Zoran Riçliev.
“ Teorikisht është e pamundur që të rregullohen mediat online. Gjithçka do të ishte më e lehtë kur vet mediat online të respektojnë ligjet që ekzistojnë. Kur tekstin e merr gati nga të tjerët bie edhe kreativiteti. Për sa kohë që mediat janë në Republikën e Maqedonisë, ligji vlen edhe për ato”- tha eksperti Zoran Riçliev.
Konferenca e sotme për shtyp është vetëm fillimi i angazhimit të këtyre organeve që mediat online të funksionojnë përmes vetrregullimit, më pas do të pasojnë debate ku do të shpalosen më detajisht argumentet pse vetrregullimi është zgjedhja më e mirë.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almmakos.com