Siç informojnë nga MPB-ja, në periudhën nga ora 18:00 deri në përfundimin e manifestimit me rastin e festës fetare dhe shtetërore “Ngjallja e Krishtit – Pashkët”, në qendrën e qytetit të Shkupit sipas nevojës për qarkullim do të mbyllen bulevardi „Aradhat Partizane” nga kryqëzimi me rrugën „Frenklin Ruzvelt” deri te kryqëzimi me bulevardin „VMRO”, bulevardi „Shën Klimenti i Ohrit” nga kryqëzimi me bulevardin „Ilinden” deri te kryqëzimi me rrugën „Dimitrie Çupovski”, rruga „Mitropolit Teodosij Gologanov“ nga kryqëzimi me rrugën „9 Maji” deri te rrethrrotullimi me rrugën „Shën Kirili dhe Metodi”.


