Zemra i rreh shpejtë, temperaturën e ka të lartë, siduket virusi ka sulmuar zemrën.
Për fat të mirë, nuk është ashtu!
Të gjithë fëmijët e shëndoshë, që ka temperaturë trupore, ka edhe rrahje të shpejtë të zemreës. Ajo është normale, reagimi është I zakonshëm në rritjen e temperaturave ka për qëllim që të siguroj rritjen e nevojës për gjak në trupin e fëmijës. Ajo nuk është shenjë e ndonjë sëmundjeje, por një shenjë e një reagimi adekuat për zemrën e fëmijës.Do të ishte e habitshme nëse zemra e fëmijës do punonte ngadal pas një temperature të lartë.
Nëse fëmija nuk ka temperaturë trupore të lartë, kurse zemra I rreh shpejtë, mund të jetë ndonjë shenjë për ndonjë problem eventual me zemrën. Prandaj, mos u mërzisni, është shumë normale që një fëmijë të ketë rrahje të shpejt të zemrës pas temperaturës së lartë trupore.
Kemi shumë njohuri për gripin, por për të ka edhe shumë keqkuptime, që për fat të keq egzistojnë ende në mesin e njerëzve të cilët assesi nuk mund të heqin dorë nga një supersticion i tillë.
Ata, nganjëherë janë edhe banale por për fat të keq mund të jenë edhe të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Ja disa prej keqkuptimeve më të shpeshta për gripin. Tani disa prej tyre do ti shtjellojmë.
Gripi është thjeshtë një sëmundje virusale e cila nuk është e rrezikshme për fëmijët!
E pa vërtetë!
Gripi nuk është thjeshtë virus, por është një sëmundje e rrezikshme virusale, e cila veçanërisht është e rezikshme për fëmijët e vegjël!
Nëse I shikojmë viruset të cilët I sulmojnë kanalet e frymëmarjes, atëher gripi është në maje të listës së mikrosulmuesve të cilët mund të sjellin komplikime serioze. Nëse e shikojmë historikisht, ky virus, sëmundje ka vrarë më shumë njerëz prej cilit do qoftë virus tjetër (edhe pse virusi-HIV përsëri zë vendin e parë).
Gripi është sëmundje e gjithë trupit, secili person që ka kaluar të njejtin e din për çfar e kemi fjalën. Prandaj, në këtë drejtim duhet të kemi kujdes të plotë, e të mbrohemi vetvetiu dhe fëmijët gjatë gjithë kohës.
Dimri i fundit nuk ka pasur epidemi të gripit – edhe ky vit nuk do të ketë.
E vërtet, nuk kishte epidemi reale dimrin e kaluar, por shumë fëmijë dhe qytetarë të moshës më të rritur ishin të prekur nga gripi. Prandaj, parandalimi më i mirë nga shpërthimi i gripit është vakcinimi masovik.
Mevludin Imeri
Almakos.com