Dje (5 shkurt) rreth orës 18:40 minuta në Gostivar, në rrugën “Major Cede Filipovski”, para shtëpisë në pronësi të A.A (40), pas një grindje të mëparshme verbale ka ndodhur një rrahje në mes të personave GJ.J. (59) dhe djalit të tij M.J (38) nga Gostivari, dhe personit të lartëpërmendur, A.A (40).
Me qëllim të ndarjes, është involvuar edhe M.I (27). Në një moment GJ.J. ka nxjerrë një pistoletë me gaz dhe e ka goditur M.I në zonën e kokës.
Me lëndime kanë kaluar të gjithë të involvuarit dhe paj dhënies së ndihmës së parë në spitalin e Gostivarit janë lëshuar për kurim të mëtejmë në shtëpi.
Nga ana e policisë është kryer inspektim dhe po punohet në zbardhjen e rastit.