Një tetëmbëdhjetëvjeçar mbrëmë është lënduar me thikë gjatë një
zënke midis udhëtarëve në autobusin e Ndërmarrjes publike për transport, i cili ka lëvizur drejt fshatit Bojanë.
Siç kumtoi MPB, dje rreth orës 19:45 në rr. “Gjorçe Petrov” në Shkup, në autobusin nr.56 të Ndërmarrjes Publike për Transport (NPT), i cili qarkullon në linjën drejt fshatit Bojanë, është prishur
qetësia dhe rendi publik pasi udhëtarët janë rrahur në autobus.
Pas intervenimit të nëpunësve policorë, në stacionin policor është arrestuar R.R. (20) nga fshati Arnaqi, tek i cili është gjetur një thikë.
Në sulmin fizik është lënduar S.F. (18), i cili kishte prerje në krah. Është thirrur Ndihma e shpejtë, e cila pas ofrimit të ndihmës mjekësore personin e ka lëshuar në trajtim shtëpiak.
Stacioni policor Gjorçe Petrov ndërmori masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Jeton Sylaj flet për ngjarjen e rëndë: ‘Kam tentuar ta parandaloj’
- Janevska: Integriteti mësohet, e forcojmë funksionin edukativ të arsimit
- Arlinda Zekaj: Një thirrje për drejtësi para tragjedisë
- Zelenskyy: Ndajmë të njëjtin synim me Trumpin për përfundimin e luftës
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Vendimi i Gjykatës për Jeton Sylajn
- Durmishi: Çdo punëtor meriton kushte të sigurta dhe dinjitoze, siguria në punë është prioriteti ynë
- “Bukuria nuk mjafton”, Hande Erçel në qendër të kritikave për aftësitë në aktrim
- Kërkesa e Kryeministrit: Raportet për rastin e Arlinda Zekajt duhet të dorëzohen deri nesër


