Përleshjet në të cilat përfshihen qytetarët në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe kjo po konsiderohet edhe si cenim i sigurisë publike. Të tilla incidente ndodhin qoftë nëpër rrugë, kafeteri apo edhe në hapësira të tjera publike.
Kështu ka ndodhur mes të miturve ka ndodhur pasditen e së martës në Fushë Kosovë, ku një 16-vjeçare ka sulmuar fizikisht një vajzë 18-vjeçare.
Burime të medias bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur më 9 shtator 2025, rreth orës 15:00, në rrugën “Dardania”, saktësisht tek kafiteria “Moon Caffe”. Pas disa mosmarrëveshjeve, e dyshuara V.D., rreth 16-vjeçare e kishte goditur dy herë me shuplakë në fytyrë viktimën F. B., rreth 18-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës.
Me urdhër të Prokurores për të mitur, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.