Ashtu si informuan nga policia, të premten rreth orës 17 në Shkup, në bulevardin Brigada e tretë maqedonase, afër SUGS Marija Kiri Sklodovska, një gjashtëmbëdhjetë vjeçar nga fshati Arnaqi, nxënës i shkollës, fizikisht ka qenë i sulmuar nga gjashtë adoleshent të fshatit Studenican, një nga fshati Inxhikovë dhe një nga fshati Moranë, të gjithë nxënës të shkollës së njëjtë.
Ata me grushta dhe shkelma e kanë goditur gjashtëmbëdhjetë vjetarin në kokë dhe në trup ku i kanë shkaktuar lëndime të dukshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.