Një incident i përgjakshëm ka ndodhur sonte rreth orës 19:15 tek bulevardi Pitu Guli në afërsi të Bankës Popullore.
Në përleshjen janë përfshirë dy grupe adoleshentësh, ndërkaq, njëri prej tyre ka marrë edhe lëndime serioze.
Nga MPB e kanë konfirmuar rastin për TV SHENJA, duke shtuar se bëhet fjalë për të miturin F.P, i cili me urgjencë është dërguar në Qendrën Urgjente, ku janë konstatuar lëndime në kokë.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.