Një rrahje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Strugë, informojnë nga policia.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “15 Korpus”, ndërsa në rrahje janë përfshirë A.M (27) nga njëra anë dhe G.M (34), O.S (35) dhe L.Ç (37) nga ana tjetër. Që të gjithë janë nga Struga.
Për shkak gjendjes së alkoolizuar, L. Ç është ndaluar në Sektorin për punë të brendshme Ohër, ndërsa personat tjerë janë ftuar për bisedë në Stacionin policor në Strugë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Stacioni policor në Strugë do të ngrit kallëzim penal adekuat.

