Ministri i jashtëm për Evropë i Gjermanisë, Mihail Rot, ka deklaruar se në Maqedoni për momentin po luhet një loje e hidhur. Në një intervistë për Dojçe Vele, ai ka thënë se është i shtangur dhe i tmerruar nga ajo se si politikanët rreth ish kryeministrit Gruevski e vendosin në lojë të fatit besueshmërinë e tyre. “Llogarinë në fund duhet ta paguajnë qytetarët e Maqedonisë. Zgjedhjet u mbajtën para disa muajve. Presim përfundimisht, pasi që është zgjedhur kryeparlamentari, tani të formohet edhe Qeveri. Askush nuk duhet të tërhiqet nga rregullat demokratike. Kjo posaçërisht vlen për partinë që deri tani ka qenë të pushtet VMRO DPMNE. Kjo është lojë cinike për pushtet e cila luhet në shpinë të qytetarëve të Maqedonisë. Kjo është absolutisht e papranueshme dhe i inkurajoj të gjithë përgjegjësit, tani përfundimisht përsëri t’i respektojnë standardet minimale të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, ka deklaruar Rot.
Data 24.03.2026
Aktuale
- BDI: Çmimet e derivateve të përcaktohen të paktën dy herë në javë
- Albin Kurti sot feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vite mbushi
- Nis procesi i intervistimit për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit! Emrat e të gjithë kandidatëve që garojnë për postin
- Arrestohet në Tiranë një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar për trafik lëndësh narkotike
- Nis kontrolli i pikave të karburantit për respektimin e uljes së TVSH-së
- Kadriu: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, ndërsa e konteston pushteti!
- FSSH: Spitalet duhet të kontrollojnë rezervat e heliumit, mund të ketë ndërprerje të furnizimit
- Aliu: Me prokurimin publik tre vjeçar do të ulen çmimet e terapive për sëmundjet e rralla

