Futbollisti i Real Madridit, Rodrygo është shfaqur më i motivuar se kurrë, ani pse ishte një goditje për të që nuk ishte i nominuar për Topin e Artë.
Ai tha se ishte i mërzitur që nuk e ka veten në atë listë dhe se për të ishte një surprizë.
“U mërzita kur pashë që nuk më përfshinin në kandidatët për Topin e Artë. Mendoj se e meritova. Nuk dua të nënçmoj lojtarët që janë atje, por mendoj se kisha një vend. Ishte një surprizë por nuk mund të bëj shumë, nuk marr vendime”, tha Rodrygo.
Tutje ai tha është i etur ende për trofe.
“Dua të fitoj të gjithë titujt që kam fituar tashmë disa herë”, shtoi ai.
Futbollisti brazilian pati disa fjalë të mëdha edhe për klubin e tij Real Madridin.
“Real Madridi është klubi më i mirë në botë dhe kjo është ajo që më motivon të jem në nivelin e klubit më të mirë në botë çdo ditë. Kjo është arsyeja pse ngrihem çdo ditë për të stërvitur dhe për të qenë më i mirë”, potencoi braziliani.
23-vjeçari është pjesë e Los Blancos që nga viti 2019 kur u transferua nga Santosi.