Ish sekretari gjeneral i NATO-s George Robertson, ka refuzuar të komentoj vendimin e Gjykatës Penale për lirimin e të akuzuarve për vrasjen e tre policëve në Haraçinë në vitin 2000. Sipas Robertson vendi nuk duhet të shikoj më mbrapa, pasi që është në prag të antarsimit në NATO.
‘’Vendi nuk duhet të kthehet mbrapa, por duhet të shikoj përpara. Herën e fundit kur kam dhënë deklaratë në Maqedoni ka qenë para 17 vjetësh, por atëher isha i pranishëm në kohë kur vendi gjendej në krizë, kurse sot jam këtu kur Maqedonia po tenton të integrohet në Aleancën Euroatlantike,’’ deklaroi Robertson./Almakos