Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial konsideron se nevojitet pako e posaçme e masave e cila do t’u referohet gazetarëve dhe punonjësve medial, duke pasur parasysh faktin se, siç theksojnë, ata janë ndër hallkat kryesore në luftën kundër përhapjes së koronavirusit dhe po kryejnë punë të interesit publik, transmeton Portalb.mk.
“SPGPM i referohet edhe thirrjes së Federatës evropiane të gazetarëve drejtuar qeverive nacionale, Komisionit evropian dhe Parlamentit evropian për aksion të shpejtë, të targetuar dhe të koordinuar për mbështetje të të gjithë punonjësve medial – të punësuar, gazetarë të lirë dhe të vetëpunësuar – si përgjigje ndaj goditjes shkatërrimtare sociale dhe ekonomike nga kriza globale me Kovid-19 në sektorin medial. Kovid-19 i shkaktoi goditje të rëndë lirive mediale në mbarë botën. Në këtë pandemi qytetarët evropianë kanë nevojë për gazetarë profesionistë, ekonomikisht të siguruar, më shumë se kurdo herë” theksojnë nga SPGPM, përcjell MIA.
Njëkohësisht, ata, siç kumtuan, u referohen edhe dhjetëra deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit që kanë të bëjnë me rolin e rëndësishëm të gazetarëve dhe punonjësve medial në luftën kundër pandemisë, si dhe shprehjen e vazhdueshme të falëdnerimit për punën e gazetarëve.
Prandaj, thonë, konsiderojmë se qëllimi përfundimtar i ndihmës financiare duhet të jenë gazetarët dhe punonjësit medial.
“Me qëllim të vetëdijes për luftën kundër lajmeve të rrejshme, përkatësisht rëndësia e gazetarisë profesionale kjo masë të mos vlejë për mediumet të cilave gjykata kompetente me aktvendim fuqiplotë caktoi se e shkelën Ligjin penal nga Kapitulli kundër shëndetit të njerëzve”, shtojnë nga SPGPM.



