Me buxhet prej 70 milionë denarë, Ministria e Ekonomisë do të bashkëfinancojë amvisëritë që këtë vit do të blejnë dhe instalojnë dritare PVC ose alumini, sisteme kolektore diellore, termocentrale fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në gjashtë kilovat, si dhe do të ketë edhe diversifikim në pjesën e furnizimit me energjensë.
Informatat për thirrjet nga programet për efikasitet energjetik dhe burime të ripërtëritshme të energjisë, të cilat u bënë të ditura sot, i prezantoi në një konferencë për media ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tha se këtë vit buxheti për këto qëllime është rritur. Thirrja publike, siç bëri të ditur Bekteshi, është publikuar në dy gazeta ditore dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë.
Mbi 1200 amvisëri, të cilat këtë vit do të blejnë dhe vendosin dritare PVC ose alumini në shtëpitë e tyre, do të mund të marrin rikthim deri në 50 për qind, por jo më shumë se 20.000 denarë për amvisëri. Për këtë masë në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë janë paraparë gjithsej 25 milionë denarë.
Amvisëritë që do të blejnë dhe instalojnë termocentrale fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në gjashtë kilovat, që është në përputhje me vendimin e ri të marrë nga Ministria e Ekonomisë në pjesën e rritjes së kapacitetit të fuqisë së instaluar në pjesën e çdo amvisërie, kthimi do të jetë deri në 30 për qind dhe jo më shumë se 80.000 denarë.
Kliko këtu për linkun që të lidh me shpalljen nga Ministria e Ekonomisë.