Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës nga Maqedonisë e Veriut.
Në fillim të mbledhjes, sipas AIM, anëtarët e Komisionit nuk e pranuan kërkesën Propozim deklaratën për njohje të shtetit të Palestinës.
Kjo kërkesë ishte parashtruar nga E Majta, duke kërkuar që të vihet si pikë në rendin e ditës. Pasi u refuzua kjo kërkesë, deputeti nga E Majta e braktisi mbledhjen. Ndryshe, shteti i Palestinës vitin e kaluar u njoh nga Spanja, Irlanda e Norvegjia.