Nga 1 korriku, qytetarët e Maqedonisë do të mund të shfrytëzojnë edhe njëherë energjinë elektrike të lirë gjatë ditës, nga ora 14 deri në 16:00.
Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE) është duke analizuar nëse është e mundur kthimi i tarifës së lirë gjatë ditës. Rritja e prodhimit të energjisë elektrike në vitin 2023 paralajmëron kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike. Një motiv shtesë për kthimin e tarifës së lirë ditore nga korriku, kur do të bëhen llogaritë, është se ka një numër të madh të centraleve fotovoltaike të ndërtuara. Konsumi është ulur me 14 për qind në dimër, sepse nuk ka pasur temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Tashmë ka një tarifë të lirë, por gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës.