Këshilli i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në seancën e sotme të rregullt solli Konkluzion se Marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik është e papranueshme për anëtarët e Sindikatës posaçërisht nga veprimtaria e arsimit, informoi kryetari i kësaj sindikate Jakim Nedellkov, njofton Portalb.
“Propozim-teksti i propozuar i Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik, ndërsa pranimi nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, për SASHK-un si i tillë është i papranueshëm. Përqindja e propouar për rritje të pagave për vitin 2023, nuk korrespondojnë me harmonizimin e përqindjes së pagave në pajtueshmëri të ligjit, gjegjësisht 10 përqindët e ofruara janë më pak se 12,55 për qind pagë e rritur minimale. Edhe më e madhe është pakënaqësia që në vitin 2024 është propozuar që të mos ketë rritje, gjegjësisht harmonizim të pagave”, potencon Nedelkov në postimin e tij në Fejsbuk.
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Jovanka Trençevska, gjatë ditës së djeshme më 10 korrik të këtij viti informoi se kanë arritur marrëveshje me sindikatat rreth rritjes së rrogës dhe çështje tjera.
“U dakorduam se metodologjia e re për përllogaritjen e pagave për të punësuarit në sektorin publik do të fillojë nga marsi i vitit 2025. Me pagën e shtatorit 2023 do të jetë rritja prej 10 për qind e pagave në sektorin publik”, deklaroi Trençevska.
Ministria e Financave sqaroi që gjatë bisedimeve u vendos që nga marsi i vitit 2025 metodologjia e re e pagave do të llogarit rrogën në bazë të formulës që do të varet nga koeficienti dhe paga mesatare bruto.