Në seancën e Këshillit Gjyqësor, sot do të diskutohet për suspendimin e të dyshuarin gjykatësin, Mustafa Shahini. Bëhet fjalë për masë e cila parasheh largimin nga vendi i punës, transmeton Portalb.mk.
Diskutimi i sotëm vjen pasi që Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit sjelli urdhër për hetim kundër gjykatësit, Mustafa Shahinit nga Gjykata Administrative në Shkup, për keqpërdorime me lëndën për denacionalizim të pronës në bregun e Liqenit të Ohrit në Strugë, me çka buxhetin shtetëror e ka dëmtuar për 200 mijë euro.


