Në vitin 2025 çmimi i artit të arit u rrit rreth 60 për qind, ndërsa rritja vazhdon edhe në ditët e para të vitit 2026. Kreu i WFP Fond Menaxhment, Petar Andreevski, thekson se motorët kryesorë të rritjes së çmimit të artit janë aktiviteti i vazhdueshëm blerës i bankave qendrore, veçanërisht në Azi, tensionet gjeopolitike dhe dobësimi i dollarit, respektivisht proceset e de-dollarizimit tek një numër i madh investitorësh. Prandaj, ari mbetet edhe më tej një strehë e sigurt për investitorët, raporton TV21.
“Ari mbetet gjithmonë një strehë atraktive për investitorët tanë dhe ka të ngjarë të ketë një stabilitet të caktuar çmimesh në periudhën e ardhshme me një rritje të mundshme të matur. Dhe sigurisht, korrektime të mundshme në rast se disa nga investitorët dëshirojnë të tërheqin fitimet e tyre”, tha Petar Andreevski – WFP Found Menaxhment SHA Shkup.
Përveç arit, analistët shohin sinjale pozitive edhe tek bursat botërore. Parashikimet janë se viti 2026 do të sjellë rritje të tregjeve të kapitalit, me theks tek aksionet, por edhe me vëmendje të shtuar ndaj rreziqeve. Veçanërisht dallohen aksionet evropiane, të cilat sipas analizave kanë vlerësime më të ulëta krahasuar me ato amerikane, si dhe tregjet në zhvillim, të cilat mbeten në fokusin e investitorëve.
“Ekziston një konsensus i përgjithshëm për një vit jashtëzakonisht pozitiv 2026 dhe presim të kemi për të katërtin vit radhazi një treg bullish, d.m.th. treg që vazhdon të në rritje. Sigurisht, ekzistojnë edhe rreziqe në tregun e kapitalit, si tensionet gjeopolitike, veçanërisht rreth Grenlandës, Venezuelës, Iranit, vlerësimet e larta të disa kompanive dhe industrive të caktuara, si dhe presionet inflacioniste dhe, natyrisht, politika monetare”, theksoi Petar Andreevski – WFP Found Menaxhment SHA Shkup.


