Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.131 të testuarve kanë rezultuar 473 të infektuar, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
Raste të reja: 473
Riinfektime: 114
Të vdekur: 3
Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
Të shëruar: 513
Testime: 1.131
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 3.440. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Prilepi dhe Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë:
Të infektuar: 337.513
Të shëruar: 324.633
Të vdekur: 9.440
Testime: 2.141.456