Prokuroria speciale publike, Lençe Ristoska, thotë se është e zhgënjyer që pas hetimit të PSP-së për rastin “Talir”, kur u zbulua se në llogari partiake të VMRRO-DPMNE-së në periudhë nga 2009 e deri në vitin 2015 ilegalisht kanë hyrë 5 milionë euro, debati rreth ndryshimeve të mundshme ligjore në lidhje me financimin e partive politik ka ngecu.
“Jam e zhgënjyer që pavarësisht nga ndryshimi i pushtetit, nuk ka pasur debat rreth mënyrës së financimit të partive politike dhe nuk është pyetur se si në afat të gjatë do të luftojmë korrupsionin nëse nuk zbatojmë reformat që do të synojnë pikërisht procesin financimin, transparencën dhe entitetet e përfshira në proces”, tha Ristoska për BIRN.
Sipas saj, është e domosdoshme të hapet debati mbi ndryshimet në Ligjin për financimin e partive politike, mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe Informimin e karakterit publik, ku partitë politike janë të përjashtuara.
“Ato janë qendra të pushtetit që mund të abuzojnë më tej me shtetin nëpërmjet funksioneve që kryejnë”, thekson prokuroria në një bisedë me BIRN-in.