14 Nëntor 2018 / 22:16
Reformat në sistemin pensional nuk kërcënojnë shtyllën e parë, thotë Irena Ristevska nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e cila ishte mysafir sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në televizionin Alsat. Sipas saj, qëllimi i reformave të parashikuara është parandalimi i shfaqjes së deficitit në fondet e pensionale.
Efektet e reformës janë drejtuar ndaj shtyllës së pensioneve shtetërore, por edhe ndaj interesave dhe të drejtave të pensionistëve të ardhshëm ose personave që janë aktualisht të siguruar. Nga aspekti i fondit të pensioneve shtetërore, qëllimi i reformës është parandalimi i krijimit të mëtejshëm të deficitit. Nëse nuk do të kishim marrë masa dhe pa zgjidhjet e propozuara, trendi i deficitit do të shënonte rritje më të madhe dhe për një kohë shumë të shkurtër do të kishte çuar në probleme shtesë në pagesë të rregullt të pensioneve “, tha Ristovski.
Loading…