08 June
Vizita e Reinhard Pribes në Shkup gjatë muajit të ardhshëm, do jetë për të treguar se institucionet e vendit janë në fazë të ringjalljes së tyre, vlerësojnë ekspertët. Profesori Universitar Temelko Ristevski shton se Pribe gjatë vizitës së tij në Shkup do të monitoroj edhe atë se sa institucionet e vendit kanë shënuar progres në fushat e nënvizuara në raportin e tij, ndërkaq pret nga Qeveria e re që të bëj një analizë të thuktë mbi gjendjen e vendit, pikërisht në këto fusha.
Z. Pribe sigurisht që do të interesohet mbi atë se çfarë është bërë deri më tani. Interesimi i tij do jetë në raport me atë se sa dhe çfarë masa janë ndërmarrë për realizimin e asaj që është theksuar në raport, ato aspekte negative të cilat janë konstatuar në raportin e tij. Për fat të keq, Qeveria e kaluar asgjë nuk bëri në atë drejtim. Qeveria e re do të duhet të ri analizojë gjendjen e shoqërisë në Maqedoni të theksuara në atë raport, dhe duke pasur një analizë precize të detajuar , t’i ndërmerr hapat e nevojshëm që raporti i Pribes të realizohet në afat sa më të shkurtër- tha profesori universitar Temelko Ristevski.
Nga ana tjetër profesori Universitar Mersel Billai nuk shprehet gjithaq optimist se reformat dhe rekomandimet e Pribes do të gjejnë zbatim të plotë.
Pribe i takon strukturës jo politike por të ekspertëve dhe përsëri do të vijë që të tregojë se situatën e kemi në drejtim të animimit të institucioneve, pra të ringjalljes së tyre, sepse realisht ne kemi një funksionim partiak dhe personal të grupit që shkoi. 10:10 Fuqia e tij profesionale do të jetë një mesazh serioz për Qeverinë e re, për institucionet, dhe unë në këtë rast shpreh një skepticizëm te disa struktura që nuk shoh se janë shumë të përgatitura por besoj të kompensohen në forma tjera. 10:49 Qeveria e re duhet të startojë prej zeros, si në segmentin e drejtësisë, gjyqësisë, administratës, ndërmarrjeve publike , politikës së jashtme- tha profesori tjetër Mersel Bilalli.
Në raportin e Pribes rekomandime janë drejtuar në pesë sfera, në atë të Gjyqësisë dhe Prokurorisë, ne mënyrën e zbatimit të zgjedhjeve, mbikëqyrjen e jashtme nga organet e pavarura, mbi kontrollin e komunikimit dhe gjendjen e mediave. Në shënjestër të kritikave në raport ka qenë edhe puna e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.
Vjollca Aliti