Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani akuzon kryeministrin Rama se po kalon fundjavën në Firencë, ndërkohë që shqiptarët ndodhen në një situatë të keqe ekonomike. Sipas deputetit të opozitës, shqetësimi i vetëm i Ramës është luksi i tij dhe miqve të tij.
“Po bëhen 24 orë që Edi Rama shijon fundjavën e luksit në Firence, pasi i hapi 300 mijë vende pune, siç tha Arben Ahmetaj në Top Story. Toskanën nën këmbë dhe nuk ka pse shqetësohet pse një kryefamiljar i dha fund jetës se s’paguante dot energjinë, një fëmije i vogël vdiq nga i ftohti pasi bashkë me familjen jetonte në kushte tejet të vështira, apo se një person humbi jetën dje në Tropojë duke u munduar të nxjerrë bukën e fëmijëve, apo se mijëra shqiptarë po vidhen nga mbifaturimet e energjisë nga OSHE. Sot shqetësimi i vetëm i Edi Ramës është luksi i tij dhe miqve të tij”, shprehet Ristani.
28 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)