Qeveria ka diskutuar dje për rishikimin e Buxhetit, por më shumë detaje pritet të bëhen të ditura gjatë seancës së sotme.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Buxheti është në gjendje alarmante dhe se ka mungesë të mjeteve, për çka organet hetimore do të kenë shumë punë në periudhën e ardhshme. Megjithatë mjete për rritjen e premtuar të pensioneve, siç tha ai, do të ketë.
“Kanë bërë një Buxhet për gjashtë muaj sikur e dinin se nuk do të ketë më Qeveri, prandaj u përpoqën t’i lënë sa më shumë probleme Qeverisë së re që miliarda e miliarda denarë të mbesin pa mbuluar. Ka detyrime ligjore që është dashur t’i kryejnë, nuk janë paraparë në Buxhet etj. por mendoj se organet hetimore do të kenë shumë punë në periudhën në vijim”, tha Mickoski.
Pas miratimit të rishikimit nga Qeveria, Buxheti duhet të dërgohet në Kuvend ku pritet të votohet më së voni deri në gjysmën e parë të gushtit.