Institutin e mjekësisë së punës në Republikën e Maqedonisë, Qendra kolaborative e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e vizituan ministri i shëndetësisë Arben Taravari, ministrja e punës dhe politikës sociale Mila Carovska, zëvendës ministri i shëndetësisë Goce Çakarovski, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, drejtori i FSSH-së Orhan Ramadani me rastin e rinovimit të ndërtesës së Institutit. Ata gjithashtu u njoftuan edhe me aktivitetet dhe funksionimin e këtij instituti nacional superior.
Takimi me ushtruesin e detyrës drejtor i Institutit të Mjekësisë së Punës Alajdin Memedi u shfrytëzua për promovim të aktiviteteve të deritanishme në sferën e shëndetësisë dhe në nivel nacional.
https://www.youtube.com/watch?v=D-YFOhsDE6Y