Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot së bashku me udhëheqësinë e ministrisë lëshoi në përdorim Departamentin e rinovuar të çështjeve administrative – Shkup e cila ndodhet në ndërtesën e RTVM-së.
Në këtë ngjarje në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, ministri Toshkovski shpjegoi se Departamenti në fjalë është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ofron një mori shërbimesh për qytetarët, ndërsa rinkonstruktimi i tij që filloi në fund të tetorit të vitit të kaluar, ishte një nga planet strategjike të kësaj udhëheqësie të MPB-së me qëllim që qytetarët të marrin shërbime të shpejta dhe efikase të cilat i paguajnë dhe i meritojnë.
“Nuk do të ketë më kaos, çrregullim dhe qytetarë me dinjitet të cenuar kur nevojitet të lëshohet një dokument personal ose çfarëdo shërbimi tjetër që e jep ky Departament. Qëllimi i rindërtimit është që qytetarët të kenë mundësi për shërbime të shpejta dhe efikase, të kursejnë kohën e tyre dhe e gjithë kjo të bëhet në mënyrë të denjë ashtu siç e meriton çdo qytetar vendas.
Rindërtimi dhe rinovimi aktualisht përfshin të a.sh. 20 kabina për fotografim që do të kryejnë një mori funksionesh pune dhe do t’u ofrojnë më shumë shërbime qytetarëve, është rindërtuar salla e madhe e sporteleve dhe do t’u shërbejë qytetarëve në periudhën e ardhshme në pjesën e dhënies së pasaportave me procedurë urgjente dhe të rregullt, letërnjoftimet me procedurë urgjente, patentat e shoferit, certifikatat e shtetësisë së bashku me të gjitha procedurat e tjera që lidhen me kërkesat e pranimit dhe lirimit të shtetësisë, ndryshimin e emrit personal dhe të tjera, si dhe shërbimet në fushën e automjeteve”, theksoi ministri Toshkovski.
Ai tha se ambienti i përbashkët, që u dedikohet si qytetarëve ashtu edhe të punësuarve është e pajisur në një mënyrë që do t’i mundësojë çdo qytetari të ndihet këndshëm gjatë kohës së ofrimit ose pritjes së një shërbimi konkret.
Në rindërtimin e kësaj faze janë rindërtuar edhe 15 zyra për të punësuarit, tualete, është instaluar një sistem krejtësisht i ri qendror për ftohje dhe ngrohje, si dhe janë kryer servisime të plota të pajisjeve të jashtme, në mënyrë që objekti të jetë sa më efikas nga ana energjetike.
Toshkovski madje tha se paralelisht me procesin e digjitalizimit, në të cilin shumë nga shërbimet e ofruara nga MPB do të jenë të jenë të arritshme në mënyrë digjitale, do të vazhdojë hapja e zyrave të reja të shërbimeve administrative aty ku nuk janë të arritshme për qytetarët, dhe tashmë janë hapur gjashtë të reja, si dhe rindërtimi dhe modernizimi i të tjerave aty ku është e nevojshme.