Kandidati për president Stevo Pendarovski sot ka vizituar Kumanovën dhe komunën e Likovës. Në Likovë Pendarovski është takuar me të rinjtë e kësaj komune, te të cilët është vërejtur gatishmëri për të votuar atë në raundin e dytë.
“Rinia e Likovës e gatshme ta votojë Stevo Pendarovskin!”, ka shkruar pas takimit Hadi Osmani, i cili bashkë me deputetin Muhamet Zeqiri dhe kryetarin e degës së LSDM-së në Kumanovë, Martin Kostovski, kanë shoqëruar kandidatin presidencial gjatë qëndrimit në Likovë.


