Deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari tha se ata nuk mund të votojnë kundër vullnetit të qytetarëve.
Ajo tha se kanë pasur takim me kordinatorët e grupeve parlamentare dhe kanë shqyrtuar çështjet teknike, por vlerësojnë se të njëjtat nuk do të zbatohen.
“Do të jetë e rëndë që të gjithë vërejtjet të vendosen me procedurat. Ne kemi shprehur se Ligji është antikushtetues, raportet nuk vijnë në gjuhën shqipe. Me fjalë të tjera që 1 vit e gjysmë marrim premtime por shohim se asgjë nga këto premtime nuk realizohen”, tha ajo duke shtuar se ata votojnë sipas bindjeve dhe qëndrimeve të qytetarëve.
Ajo tha se nuk besojnë se do të bëhen ndryshimet në të ardhmen.
“Habitem se si VLEN ka ndejtur gjatë gjithë kohës dhe kanë heshtur dhe nuk kanë thënë si deputetë shqetësimet e qytetarëve në lidhje me mungesën e përdorimit të gjuhës shqipe”, deklaroi Rina Ajdari, raporton SHENJA.
Data 14.03.2026
Aktuale
- Dronët iranianë godasin Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit
- Raportohet se një vajzë ka rënë nga kati i 4-të në Tetovë
- Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik
- Të shtëna me armë në Sarandë, kanoset një person! Autori u largua me “Audi Q7” drejt Borshit
- Mexhiti: Drunjtë e kampusit “Nënë Tereza” zhvendosen në parkun “Rilindja”
- Problem i madh nëse shfuqizohet Ligji për Gjuhët” – Paralajmërimi i fortë i Pendarovskit
- Privohen nga liria 21 shoferë për shkelje në komunikacion
- (VIDEO) Punëtorët në rrugë, kërkojnë paga më të larta dhe standard më të mirë jetese


