Koalicioni Rilindje me BESË ka prezantuar sot projektin “Korabi 2025”. Sipas kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, me këtë projekt planifikohet zhvillimi strategjik i pjesës perëndimore të Maqedonis lë për ngritjen e mirëqenies së banorëve të kësaj pjese. Në këtë projekt përfshihet zhvillimi i zonës së Malit të Sharrit, që nga kufiri në Jazhincë me Kosovën dhe deri në Strugë, në kufirin me Shqipërinë.
“Vërtet që ne si Lëvizje BESA dhe si koalicioni “Rilindje me Besë” jemi në skenën politike që shqiptarëve tu ofrojmë projekte, projekte të cilat do të krijojnë mirëqenien këtu në trojet e tyre shekullore dhe nuk do të kenë nevojë të ikin gjithë andej rrugëve të Evropë. Vërtet nuk është e rastit që projekti është përgatitur nga një institut Slloven, për shkak se e dimë ne që Sllovenia ka një turizëm të zhvilluar, turizëm karakteristikat e të cilit janë shumë të përafërta me pjesën perëndimore të Maqedonisë, pjesë për të cilën është përgatitur dhe dedikuar ky projekt”, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Projekti është përgatitur nga instituti “Arti Future”, nga Sllovenia. Në prezantimin më të hollësishëm të projektit, Bekim Emini nga instituti slloven “ArtiFuture”, tha se ky institut mendon që gjendja ekzistuese në rajonin e parashikuar, ka nevojë për ndërhyrje urgjente të cilat do të fillojnë me ndryshimet dhe përmirësimet brenda rajonit perëndimor të Maqedonisë me ndikim më të gjerë në të gjithë territorin e vendit. Emini potencoi se realizimi i projekteve parashikohet përmes bashkë financimit me fonde nga Qeveria dhe BE-ja, e cila jep fonde të pakthyeshme.
“Bashkëfinancimi nga shteti dhe nga fondet e BE-së do të thotë Bashkimi Evropian siguron fonde jo të ripagueshme me programet dhe ftesat e tij për tender të cilët kanë për qëllim realizimin e projekteve dhe aktiviteteve në përputhje me orientimet strategjike të BE-së në fushën e energjetikës, turizmit, infrastrukturës dhe fushave të tjera. Karakteristikat e financimit nga BE kanë të bëjnë me atë se projektet financohen në tërësi, se fondet nuk janë dhënë në mënyrë retropresprektive dhe se fondet nuk do të sjellin fitim për aplikantin”, tha Bekim Emini nga Instituti “Arte Future”.
Sipas Institutit “Arti Future”, me realizimin e projektit “Korabi 2025”, vendet e përfshira do të kenë lidhje me infrastrukturë rrugore, kanalizim, ndriçim, por edhe investime për zhvillim të turizmit dhe projekte që do të ngrenë standardin e jetesës së qytetarëve.