Fillon vendosja e skenës para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me rastin e mbajtjes së protestës së organizuar nga grupi i qytetarëve “Të rinjtë për Maqedoninë, dhe për këtë shkak zona qendrore e Shkupit do të rikahëzohet, njofton Medial.mk.
Nga MPB, konkretisht Departamentit për siguri në trafikun rrugor do të bëhet rikahëzim të trafikut në rrugët udhëkryqi Dame Gruev – Vasil Glavinov në drejtim nga “Kryqi i kuq” dhe anasjelltas nga udhëkryqi “11 Tetori – Koço Racin”.
Apelohet deri tek qytetarët që të përmbahen nga çfarëdo akte të dhunshme gjatë protestave.
“Ministria e Punëve të Brendshme e respekton të drejtën për shprehje të lirë dhe publike të mendimit, por njëkohësisht apelon qytetarët të përmbahen nga marrja e aktiviteteve të dhunshme në mënyrë që të ruhet rendi dhe paqja publike”, qëndron në kumtesë./Medial.mk/